Le Të Gënjejmë Veteen Me Dashuri Poem by skender iljaz braka

Le Të Gënjejmë Veteen Me Dashuri

Le të gënjejm veten me dashuri

Iknin të gjithë asaj dite të trishtuar marsi.
Përmes të shtënash improvizuese iknin
Iknin, iknin, iknin me këngë braktisjeje,
si kënga që thatësirës së shkretëtirës humbet
nëpër duna e zeza sterrë të rërës.
Këngë e egër pa dimensione dhimbjeje,
pa përmasa të matëshme tragjedie.

Iknin të gjithë asaj dite të trishtuar marsi
me shkëlqimin e ndezur të shpresës në tehun e syve.
Tërhequr prej paqes me një fuqi të papërballueshme
Bregut nuk lanë sa edhe një hije vetmie.
Hypur mbi anijet fantazme që shkonin
mbi detin më të bukur të detërave.

Brava të vjetra dyerësh të rrënuara mbylleshin
Rrubineta çezmash të thara.
Pemë me sythe të pashpërthyera.
Rrugica dhe stacione urbanesh
villnin pikëllimin e viteve të përmbysura.

Iknin të gjithë me një braktisje fatale
Me vete duke marrë shijen e hidhur të kohëve të mohuara.
Veç unë me gruan time të dashur mbetëm këtu
si përfaqsuesit më autentik të ndërgjegjes
dhe shpirtit të një kombi mbështjell I tëri në të zi.
Ne që jetonim brigjeve të detit mbetëm.
Mbetëm si simbol i venitur i shpirtit të ftohtë e të përjetshëm.
Mbetëm si rojtarë të varreve të harruar.
S'gjejm këtu më asgjë me të cilën të flasim,
apo të gënjejm vetveten me dashuri...
Le të gënjejm veten me dashuri..
Le ta gënjejmë..
Le ta gë njejmë

Tuesday, September 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success