Në Natën E Fundit….. Poem by skender iljaz braka

Në Natën E Fundit…..

Në natën e fundit…..

Eh, ç'mu shfaqe paritmas kësaj nate tek jam në ikje.!
C'më erdhe me atë kujtim të largët në kryq mbërthyer.
E fshikur më shfaqesh me një dhimbshuri të amshuar.
Kredhur në magjinë e butë, molisëse të natës së përthyer.

Me fërshëllimën e një shigjete të vrazhdë më vërsulesh.
Prej vdekjes më zgjon me oshëtimën e dallgës së tërbuar.
Si një fërgëllimë pranverore që degët e veshura ç' ngjeth.
Ti shtratit tim të vjetër mu derdhe si dikur duke gulçuar.

E braktisur, vite më ke ndjekur si livadhet në perëndim.
Kryeneçe dhe e verbër si mushkë e vjeshtës së moçme.
Atëherë fluturimin kishe marrë me ngathtësinë e yjeve.
Nëpër turbullirën shkumëzuese plagosur prej të ftohtit.

I platitur kisha mbetur si më i pa fati armëtar.
Thyer prej stuhis së potershme nën lotët trishtimi.
Shurdhuar prej muzikës së madhe të botës së vrarë.
Nuk dita të dalloja ngjyrimet e puthjeve të ethshëme.

Por prap dhimbjen se nxorra kurrë prej buzëve të mpira.
Megjithse dhimbja frymëmarrjen dhe gjoksin ma thërmoi.
Humnerave përherë rrokullisesha prej djegiesh të nxira.
Gjer ditës që vidhisja ujërave të çmëndura më dërgoi.

Oh, ti vepër kuli kthyer në dritë të qartë vetëtime!
Oh, oqean pikëllimi, që çastit të ftohtë s'ju dorzove.
Prej varrit me hov më ngrite me ndjenjën më sublime.
Që një ditë me dashurinë tënde përtej varrit të më çoje.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success