Në Një Re Bardhoshe. Poem by skender iljaz braka

Në Një Re Bardhoshe.

Në një re bardhoshe.

Fiksuar në qiell si një re bardhoshe.
Nën lastarët e pishës çdo ditë ngre njërën dorë.
'Monoliza ime" mbi atë re që purpuron,
shoh sytë e tu të ëmbël, të bukur, qiellor.

Profili yt i brisht me vezullime rubini.
Me atë zjarr të magjishem, prej rrezesh praruar.
Më tërheq në atë cop qiell, që mbetet i imi.
Në dritë-hijen tënde të fshehur, të pashuar.

Një ditë një erë marroke, renë m'a davariti.
Por tej atje në qiell, ti mbete e pafshirë.
Nën pishën e butë, të vështroj i përmallur.
Nazemadhja ime, si një engjëllore e dlir.

Mbi detin e pafund të ndjenjave m'u hidh.
Rrëmbama ti shpirtin me ndjenjat flurore.
Spirancat tek kjo pishë, për ty unë do ta lidh.
Me shtërngojësat e hoveve të mija rinore.

Saturday, July 5, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success