Ne Ditarin E Vjeter Poem by skender iljaz braka

Ne Ditarin E Vjeter

Në ditarin e vjetër…

Në ditarin e vjetër prej kohe të paprekur.
Prej vitesh të ngurosura qëndrojnë
të shkruarat fletët gri të jetës sime.
Më rikthen tek to veç një zë i mekur
dhe një tingull i ëmbël, vocërrak dashurie.

Në atë ditar i ringjallur jam unë nën torturë. Si nën savanin e tejdukshëm e të ftohtë të a akullit.
Prej lotëve të lutjes i lagur nën pendes i ngërdheshur.
Të paimagjinueshmen imagjinoj dhe pse pa një emër,
rreth së cilit do të vërtitesha si një ikonë e xhveshur.

Një pjesë zemre kam lënë në atë ditar të vjetër.
I vrarë përgjithmonë prej së njëjtës plagë.
Gjthçka më davaritet rreth mendimesh të brengosura.
Më mjegullohen gjithë ndjenjat e keqtrajtuara.
Dhe zgjimet e pazgjuara, që kanë mbetur të plandosura.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success