Nga Libri Qyteti Im - Gjithçka Eshte Një Hiç Dhe.. Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Gjithçka Eshte Një Hiç Dhe..

Gjithçka eshte nje hiç dhe hiçi është gjithçka.

Mendime të grryera gëlltit moçalishtja e papjekurisë.
Rëndomë shpresën e vetvetes vret momenti i nxituar.
Një grusht mendimesh shoh ngjitur altarit të maturisë.
Përreth tyre të errëtat mjegullzeza dhëmbë shtrënguar.
Nëpër të vetmin shteg të pamundësisë ringjitem.
Rrëzohem përmes zhurit të përbaltur, ndotur shirash.
Vetëdijshëm përpiqem t'i anashkaloj honit të konfliktit.
Me mund i përzgjatem një rrezeje që përthyet rrëpirash.
Mëkot rrekem të kapem pas fijesh të padukshëme të hiçit.
Aty ku gjëndet një e vetme fjalë kohën për të helmuar.
Ku një jusrifikim i pabazë gjëndet për të vrarë mirësinë.
Gjëndet atje dhe një mjet ndërgjegjen për të shkatërruar.
Dhe ca helm "of demagogy" për të çoroditur njerëzimin.
Më kanë mësuar se bota asgjë nuk mbart me tepri.
Se lufta për të vërtetën nuk është aspak një sakrifikim.
Se në tërë universin gjithçka merr kuptimin e mirëfillt të tij.
Kur arsyeja arrij të vetzbuloj domethënien e çdo materializimi.
Kur shpatë e Demokleut thyhet përpara çdo pakti.
Atje ku del një tym, nën të ndezur është një zjarr.
Atje ku gjëmon një këmbanë, është një besimtar.
Kotësia humbet kuptimin kur shmang mashtrimin.
Politika si kurizane krihet kur se lëvrojnë ustallarë.
Gjithçka eshte nje hiç dhe hiçi është gjithçka.
Ky është më i hidhuri realitet e lumi ai.....
përsëri them: e lumi ai që materien në sy e ka.

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success