Nga Libri Qyteti Im - Melodi Te Pergjakura Kengesh Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Melodi Te Pergjakura Kengesh

Melodi te përgjakura këngësh…..
Të paharruarit, mikut tim
Adem Gjurgjeviku

Në heshtje errësirës, i vetëmuar shkoj ngadalë.
Përbrënda trupit tim të ndrydhur hapur një tjetër varr.
Me shpirtin e përthyer gjer larg dëgjoj një këngë.
Dhe thonjët e gjishtërinjëve kafshoj fortë me dhëmb…
Gjithë qënien time, vajit lëshuar dua t'ia lë.
I krrusur prej kësaj dite, nën një melodi të trishtme.
Deri në rrënjë flokësh dhimbja më përshkon.
O melodi e përgjakshme pse shpirtim ma kafshon?
Përzier nën lot malli shikimi mi i tretur.
Buzëve që më dridhen, e ëmbëla fjala jote mbetur.
Më gjëmojnë mendimet prej k'tij lajmi më të zi.
O melodi, e përgjakur, që ditës ia çave zemrën.
Përtej vdekjes tërhiqu, lërmë një cast të lir.
Nën përlotjen time të puth k'të burrë të mirë.
Se sot e nëpër vite do t'më mungojë një zë i ngrohtë.
Do t'më mungoj një burrë, një At, një Zot.
Melodi të përgjakur më ndjekin…
më ndjekin e s'më lënë të ec. ….
Oh … gjer larg në Rahovec…

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success