Nga Libri Qyteti Im - Opti I Vargjeve Të Mia Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Opti I Vargjeve Të Mia

Frymën ndjej të më merret në këtë varfëri morale.
Një tjetër goditje marr prej kësi anomali antivlerash.
Shpirtëra të helmuar prej temjanit të përgëdhelive.
Si prej hambarëve të sëmundjeve të përzishme dalin,
E papushim zukasin mbi pirgje të kalbëzyera plehrash.

Prej plagës së gjall më kullon gjaku i purpurt.
Rraskapitur i zvarritem kësaj udhe poshtëruese.
Të plasariturat buzë prej thirrjesh dhe rënkimesh.
Në kreshta dredhore dallgësh më kthehen
për ezofagët që veç nxjerrin britma kërcënuese.

C'gjë njerëzore i ka mbetur trupit tim gjysmë të vdekur,
tani që i lodhur ndihem, i shkatërruar, i pafuqishëm?
Në qetësinë e rrudhave të thella jeta më është mbledhur.
Mbledhur janë aty dhe imazhet e ëngjëjve fluturues,
që qiejve hedhin kaltërsinë e syve të tyre të mahnitshëm.

Sakaq me ballin e rrudhosur të poetit të përthinjur.
Diku në një cep kthine të pastër kërkoj të çlodhem.
Aty, me shpirtin tim të pamposhtur dua të pres vdekjen.
Mes zbardhëllimit të dëborës rrëzuar prej shpatmalesh.
Gjithë opti i vargjeve të mia në aromë lulesh le të kthehet.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success