Romance e perjetshme
Nëpër kreshta valësh rritem.
E nëpër kreshta valësh vdes.
Pas sharmit tënd unë çmëndem.
E i çmëndur prap të pres.
Mes ëndërrash nëpër gjum rrëzohem.
Ashtu rrëzuar, imazhin tënd unë ndjek.
Prej imazhit që më humb përmëndem.
Përmëndem prej zjarrit që më djeg.
Me lotin luaj buzë mbrëmjesh.
Buzëmbrëmjesh ti luan me sytë e mi.
Nuk e di sa e largët më është vdekja,
por që do të vdes me ty në sy, e di.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem