Zhelani im i vogel
Nuk di ku e kalove këtë natë dimri.
Jashtë bënte ftohtë.
Jashtë binte shi.
Cila strehez zhelani im i vogel, t'u bë jastëk? ,
Cila rrugicë e ngurosur, t'u bë çati?
Fërshëllima jote ëmbël, trupin m'a ka tkurrur.
E kapelja Gavroshjane, syrin m'a ka çarë.Kur
kanaçe mblidhje me duartë vocërrake,
me turravrapin tëndë si ketrushi mbi arrë.
Këmbëzbathuri im zhelan i vogël,
Barkun s'ta pash një herë të ngopur,
e grryer prej uris ish buza jote.
Fytyra njomëzake, e mbetur e palarë.
Në çdo kanaçe pikonte një pikë loti.
Në çdo kanaçe një thërrime bukë për shtëpinë.
Pse s'ti pash sot sytë e bukur?
Dhe thesin shpinës nuk t'a pash.
Më thanë se jetës ti ju ktheve si një flutur.
Shpirti vogël tu ngrit mbi galaktikë, larg.
Ka mbetur aty një bluze hollë.
Atje ka mbet kapela jote,
si kryq i vogël përmbi varr.
Të lutem zhelani im i vogël,
më fërshëlle dhe një herë si mik.
Ma plas edhe mua zemrën,
më pas, në përjetësinë tënde,
fluturo e ik...
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem