O vajzë e rinis sime të herëshme....
O vajzë, e ditëve të rinisë sime të hershëme.
C'mi afrove sot kaq pranë, të panjohurat e tua të akullta?
Të vdekurat vegime pa varre të buzëmbrëmjeve.
Dhe ngjyrimet e humbura errësirës, ditë-netëve të amullta.
C'mu afrua e jotja brishtësi, që aq shumë ta kam dashur.
Të harruarat udhë të shtegut, për tek shpella ku jetuam.
Ato mijëra imazhe të çrregullt nën përthyeshmëri të dritës.
Kryqet e krahëve të mështeknës ku dashurin kurorëzuam.
Lërmë syve të tu të ulem, si zog i gjumit të trazuar.
Pak çaste të hesht mbi heshtjen tënde të shndritëshme.
Mbi qetësinë e syve të tu, më të qetë se vet qetësia.
Të rri më i heshtur se vet heshtja e përjetëshme e yjeve.
O vajzë, e ditëve të rinisë sime të hershëme.
Ti ende jeton në brëndësi të paqes sime të butë.
Të mbledhura brënda teje janë dënesat, shpërthimet.
Të fundit psherëtima të humbura nëpër muzg.
Oh shqisa ëngjëllore, burime të puthurash.
Oh vezakja e përskuqur buzë e kafshuar.
Gjithmonë e më pranë ma sollët etjen time mizore.
Dhe të besuarit se me ty, vet vdekja është harruar.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem