Rrugicë e fëmijërisë, të erdha përësri,
unë, djali çapkën që luaja serenata.
Me vete kam marrë një trastë me poezi
dhe brengën e thyer të udhëve të gjata.
Shëtitur kam qënë mërgimtar nëpër botë,
përvuajtur si rrezja në muzgun e thatë.
Në një gotë kristali kam derdhur shumë lotë,
ditët kam përcjellë me rënkime malli.
Të erdha, rrugicë, të të prek i ngazëllyer.
Diku larg i lashë këngët shurdhmemece.
Afromi të t'i puth sytë e gjelbëruar,
mallin të shuaj e t'i heq këto ngërçe.
Të dhimbshmet fragmente të jetës endacake,
në detin e kaltër i mbyta thellësive.
Erdha të flasim me gjuhën e ngjyrimeve,
serenata për ty këndojmë si dikur dashurive.
Erdha të rrimë tok nën kurorën e rrapit shekullor.
Një vajze t'i shkel syrin, tek del e luan në dritare.
T'i mërmëris ca fjalë, një puthje t'i jap me dorë.
T'i këndoj të mrekulleshmen ' O moj korçare..'
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem