Sot dua të ulëras
Shpesh here kam qarë, mijëra lot duke gëlltitur.
Thellë shpirtit i ndezur prej padrejtësh në k'të botë.
Në kthimin e Jezusit në heshtje kam pritur.
Siç ka pritur me vite Uliksin, e mira Penelop.
Sot dua t'ia heq kryqit gozhdët e ndryshkura,
të më mallkojnë kryqtarët prej mllefit e trishtimit.
Jezusit unë dua që këmbët t'ia zbres në tokë.
Që përjetësisht të mos mbes rob i mashtrimit.
Ndaj sot leshoj të gjatën klithmën time.
Si oshëtima e malit kur fryn e gjëmon.
Nuk mundem kurrësei në heshtje të qëndroj.
Kur mashtrimi më mbyt dhe shpirtin m'a copton.
Fshehur si me të padukëshmet këmbë të gjarperit.
Në olimpin e kapitaleve ngrihen maskaradat.
Mbi eren e gjakut dhe të djersës që gulçon.
Paturpësisht trumpetohen arritje dhe lëvdatat.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem