Sytë E Tu Të Bukur Poem by skender iljaz braka

Sytë E Tu Të Bukur

Sytë e ty të bukur

Sytë e tu, dy liqenj të kulluar janë
dy oqeane të pafundëm kaltërsie.
Me dy konstelacione yjësie seç më ngjajn,
Të mbushur plot ëndërra dhe
me miljona grimca pafajësie.

Në sytë e tu shoh reflekse jete.
tek ta rrethuar me ngjyrime
shoh brënda tyre veten time.

Në sytë e tu veç një orë dua të rroj.
Paçka se ti një shekull rron
thellë …
thellë e më thellë zemrës sime.

skender braka

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success