Të Gjithë Presim.. Poem by skender iljaz braka

Të Gjithë Presim..

Nuk jemi më shumë se një grusht,
që presim për tu nisur.
Një grusht i hallakatur,
i papërqëndruar,
i pa mirëorientuar
jo kaviesh por njerëzish.
A thua se drejt asgjës do të nisemi,
me asgjënë për tu bashkuar.
Prej nga kemi ardhur
fortë mirë e dim.
Ah udha jonë që shpesh
nëpërmjet një hiçi na ka shkuar.....
Për nisjen e shumpritur gjatë jemi pikëlluar,
pa e ditur se do të mbrrim një ditë
në pikëmbritjen tonë të ëndërruar.
Eshtë frika se prej ç'deqi e kallur në fytyrë,
gjithë ç'na ka mbetur.
Eshtë një psherëtim e fikur
mbi buzët tona të plasaritura.
Mbi cipën e lëkurës sonë
të regjur e të djegur.
Janë ca pika djerse...
Një vështrim i trëmbur si vetëtimë.
Për faj të kujt po presim vallë kaq gjatë?
Të mardhur si zogj dimëror.
Të gjithë presim orën e nisjes...
si atleti startimin në pistën e tij.
Nisja jonë paska qënë një infinit.

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success