U mblodhem nje dite ashtu krejt papritur.
Me vetedijen e thjeshte si miq te papare..
Te kembenim ne pak caste veç disa mendime.
Kujtimin mbreselenes me vete per te marre.
Me shume se gjithkush folen syte e qeshur.
Per te munguarit e larget ngritem nje dolli.
Si nje nuse e bukur ajo dite ish veshur.
Si dhenderri i turpshem ne vallen e tij.
Harrur n'ato caste gjithe brengat e diteve
I lam mbi ca vargje te pashkruara poezie.
Nje hop i dhame jetes pertej kufirit te viteve.
Per tu ngritur mbi vetveten me ndjesi fisnikerie.
Nje dite shumfishuar do vijme perseri.
Per te pathenat tona do flasim me zjarr.
Dikush do jete plakur nga e fismja pleqeri.
Dikush nje femije prej dore duke marre.
Dhe atehere do kemi me shume c'te tregojme.
Dhurate me te bukur se libri nuk do kete.
Roberuar prej kesaj ndjenje, qe s'mund t'a frenojm
Si kolla kronike qe te ndjek vazhdimisht, perjete.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem