Mes një perandorie dhimbjesh
ikjen tënde përjetova tepër gjatë.
Përmendore e padukshme,
shkrirë mes akujsh shkretëtire djerrur.
Putje vdekjes, ndezur, flakë.
Një buzëqeshje perënduar gjithë kërshëri,
lëpin plagët e fytyrës së pajetë.
Si mesnatës ëndërrake shpirti yt i përvëluar,
tharë e tretur për pak këngë e dashuri.
Oh e dashur! , .....nën mëkat.
Carmatosur u gjënda nën pangjyrësin e qiellit.
Në klithma të pazëshme,
s'di kë pyeta.
S'di se si:
Ti aty! ? Aty ti! ?
E pashmangshmja në kësi çastesh
s’mund të bëhet kurrë e shmangshëme…
(tek e fundit ka një vdekje për të gjithë...
dhe ti e di.)
Korbëzezat fluturojnë perreth kohërave.
Ti në tënden pavdeksinë dizenjove.
Të thepisurën brengë të jetës
dhe pse ike, se mallkove.
Ti aty! ? Aty ti! ?
Vrastaren heshtje prekja prore drithëruar,
tek çapisja pas korteut të përzitur.
Më rëndë peshën asnjëherë s’ta pata ndjer
, kur mes plagësh të acaruara në atë qivur,
për t'fundit herë të pata ngritur.
Nën një hapsirë të tensionuar bash mortore.
Pse mu duke aq e madhe,
e tejdukshëme, madhështore?
Ti aty! ? Aty ti! ?
I përndjekur nën helmim,
më shumë se syri diellit lartë,
nxirrnin lot sytë e mi.
Të pamëshirshëmes s’kisha forcë ti përgjigjesha.
Në të vetmin çast të jetës, seç u ndjeva foshnje jetim.
Në kristale transparente,
mbi savanin tënd të bardhë,
kthyer ishte loti im.
Ti aty! ? Aty Ti! ?
Ah jetë, moj jetë!
Jetë e djegur në përvëlim.....
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem