M'a solli fati të puqem me një vajzë.
T'i përgedhel asaj flokët dhe duart lehtë- lehtë.
Por mjeri unë i mjeri, që buzët dot s'ia gjeja.
Në vend të tyre natës, puthja sytë e blertë.
Një kupë me verë nga më e vjetëra e haurit.
Më çmendi dhe gjakun m'a ndezi në damar.
Veç dëgjuar e kisha seç ishte dashuria.
Verbuesen hije, që në e ndjeksh, të iken si e marrë.
Me akujt e ferrit mbi rrath le t'me ngijë
Kurora do t'i ve unë murit të saj.
Dy krahë do t'i jap që lartë të fluturojë.
Visaret e mija mbi supe të mbaj.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem