Agimet E Mia Poem by skender iljaz braka

Agimet E Mia

Agimet mendueshëm vështroj që ikin..
Mengjeseve treten si zvarritja e kërmillit.
Shkëputur nga lartë, prej kthetrave të skifterit
papritmas shuhet blegërima e qingjit.

Me filxhanin e kafes turke para duarve
I vetmuar qëndroi, ulur në çardak.
Në heshtje tymos cigaren
dhe diç murmurisë përdhëmbshëm.
Fjolla të holla mjegulle që lëpihen nëpër fshat.
Kujtimin e largët më sjellin të një kohe
Mbërthyer nën lak.

Diku lojthata e plakur krahet shkund ngadalë.
Harabelin e përgjumur maj degëzës,
kërkon të zgjoj prej gjumi.
Pas lopës qan me ngashërim një djal,
që shkollën dhe sot veç I ati e di përse ia humbi.

Një nuse e re, një makinë të rastit pret.
Me boçen pranë këmbëve duke u dridhur.
Për lindje e ngrata nxiton të shkoj në qytet.
Më pas të përgëdhel
fytyrën e foshnjes së parë të shumëpritur.

Këto janë rëndomë agimet e mia.
Mëngjezet e thyera si pema e thatë.
Gjunjët më dridhen kur zbres tek avllia
Nesër po një kafe turke do të pi ne çardak.

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success