Bashkeshortes Sime. Poem by skender iljaz braka

Bashkeshortes Sime.

E dashur
sonte derën mos e mbyll.
Nëse vonë unë kthehm nga kjo udhë e gjatë.
Mbi endrrat e tua, si foshnjë do mbyll sytë.
Si gjethi, kur të bie e, të prehem në shtrat.
E dashur, të lutem sonte mos me pyet,
se ç’gjë të bukur të solla për dhuratë.
Asgjë nuk kam më tepër se ky zjarr në gji.
S’do të më qetësoj asgjë më shumë
Se shpirti yt këtë natë.
Pra qasu të të puth në ballin e përlodhur.
Pastaj në ëndërrën e gjumit tënd bjer e fli!
Prej meje parajsën e dashur mos e prit.
Më të çmuar ç'mund të jap se kjo dashuri.
Dimrin e shpirtit në gjoksin tënd do t’a ngroh.
Në borxhe do të zhytem për ty tek fuqit.
Që marrezisht nëpër ëndërr të thërras:
E dashur, edhe njëqind vite jeto,
me mua përjetësisht!

Friday, December 11, 2015
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success