Bota e madhe e artit.
Botë e të panjohurave është bota e artit.
mbarsur enigmash e mendimesh të fshehura,
është bota e padukshmes dhe e shenjave,
e tingujve, ngjyrave dhe këngëve të heshtura.
Çerdhe e brisht ku marrin jetë ëndërrimet.
Askush s' gjeti plakjen në oazin e shëndetit.
Ajo është raft dhe pavione i pambarimt librash.
Eshtë strehëza e ngrohtë, e përjetshme e poetit,
Bota e madhe e artit është oqeani përbotshëm
ku krijuesit parreshtur derdhin shpirtërat e tyre.
Flokëthinjura e miljona vegimeve, imazheve.
Flotilja e galerave për ndodhit e pashmangshme.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem