Brigjeve të zemrës sime..
Brigjeve të pathyeshme të zemrës sime.
Spirancën metalike të shpirtit tënd
një ditë do të ankorosh.
Në butësinë e reve unë do të nge
fuqishëm me krahët e mi.
Rrënjët e mia të dala nga thellësia e deti
do të bëhen mbështeja jote e përjetshëme.
Por në ndodht një ditë, në një cast të mbrëmjes.
Ti udhën do të marrësh në një largësi të pafundëme.
Si degë që i thahen vjeshtës do këputem kraht e mi.
E mbi buzët e tua të zhuritura s'do të çelin më lule
Vetëm një ditë me ty...
Vetëm një ditë me ty doja të isha i lumtur.
Me ndryshkun e flokëve të tu të isha çmallur.
Një ditë ti përngjaja barit që buit në livadhe.
Mështeknës së bardhë më lëvozhgën e ringjallur.
Vetëm një ditë doja të ishe rëra e brigjeve të mia.
Me shkëlqimin e saj të ushqeje të dyja dashuritë
Unë qumështi i fiku të detit tënd të isha.
Ti më e forta guacë për t'më mbrojtur nga stuhia.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem