Bukuroshes Se Durrësit. Poem by skender iljaz braka

Bukuroshes Se Durrësit.

Bukuroshes Se Durrësit.


E zhytur më je nën atë mjegull të shndritshme
Qetë qetë më vështron si një pikturë hyjnore.
Ç’kërkon të më thotë shpirti ty i mermertë?
Sytë miqësor të lindur përmes tinguj heshtash,
që ëndërrave të mia përditë hov e baron.

Baron brinjë errësirës së prangosur,
mbi faqet e palexueshme të bedenave.
Duke u shtrënguar pas frymëmarrjes së vdekjes,
Tingull pas tingulli me zë qiellor këndove
për të coptuar prangat e ç'mishëruara të jetës

Oh, bukuroshe e pafjetur e ujit, e qytetit.
Në tre mijë vjetë thellë qënies kam ruajtur
dritë-hijen e syve të tu të vdekur.
Në tremijë vjetë duart e tua të bardha kam puthur.
Kam puthur buzën tënde të djegur,
gjoksin e çapëlyer prej dhëmbëve të ujqërve.
Kam puthur qepallën tënde si alga e gjelbër.

Oh, ti rreze e diellit tonë të vakët,
që këtu s’munde dot e qetë të preheshe.
A se shikon sa egërsisht më theri terri i thepinava?
Mbartur mbi krahtë e hekurt e të përgjakur të zefirit.
Së bashku me mua prej të ftohtit vdiq stina e egër
e kacafytjeve dhe angullimave.
Një natë si për harresë të gjithçkaje,
ngritur prej humnerave të thella të trishtimit.
Si rrëke elodhur pikoj loti yt

Pushtuar prej brengës.
Përvëluar prej dëshirës.
Kithma jote me jehonën e padëgjueshme
të zërit tim shkonte tutje,
ku deti tretet mes kaltërësirave,
përtej mbi profilet e ashpëra të vargmaleve,
nëpër shtigje luginash plot pyje
të përshkuar prej përrenjësh oshëtitës.

Oh, bukuroshe e pafjetur e ujit, e qytetit.
Kënga jote si mjagull u zvarit ngulmuese
Shtegun e martirëve duke ndjekur
së bashku me hirin e shenjtë
muzgjeve kumbuese…..
skender braka

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success