Eja Dashuri. Poem by skender iljaz braka

Eja Dashuri.

Dashamiresja dashuri, me flatra fluturake.
Mbrëmjeve të mija eja plotë me dritë.
Shpalosur agimesh të bukura pranverore.
Mbi ftohtësi të zemrës, qëndrom ti veç një ditë.
Të tuat cicërimat, si zogjtë e bjeshkës ti lëshomi.
Në ultratinguj m'i kthe të mijat fjalë të pathëna.
Me kthe buzeqeshjen time të mohuar.
Rizgjomi dhe ndizëmi më të bukurat ëndërra.
Me shpirt të këndoj atë kengë të pakënduar.
I çmëndur të thërras: - Dashuri ti ku më je!
Mes vezullimeve të dëborës eja të lodrojmë.
Thellë syve të tu, sytë e mi të bëjn fole.
Përhumbur le të bredhim ne netëve dimërore.
Si pëllumba të bardhë të pushtojmë lartësitë.
Përmbi pirgje guresh, a nën rrasa shkëmore.
Të ngrem çatin tonë të dashur përjetësisht

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success