Eshte E Trishte Poem by skender iljaz braka

Eshte E Trishte

Eshtë e trisht...


Drithëruese dhe e trisht është të mendosh.
Se egziston një kupolë që dikton mbi gjithçka.
Si një anije e plakur piratësh humbur detit.
Me vela të shqyera që u bien direkëve të kalbur.
E trishtë është që mes pyllnajës së përflakur.
Të shohësh një lis pa gjeth e pa një syth.
Ku çdo ditë degë të thata prej trungut të tij.
I bien si re të zeza tokës së vlagur.
Eshtë e trisht të mendosh se ka edhe një moçal.
Me fole mushkonjash që thithin çdo ditë gjak.
Se mes malesh ka për bishat dhe një strofull.
Ku fshihen lakenjtë, që rriten rreth e qark.
E trishte është, shumë e trisht..........

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success