I Përjetshëmi Mëkatar.. Poem by skender iljaz braka

I Përjetshëmi Mëkatar..

E thekshme ngjitet hingëllimë e kalit të bardhë.
Në thellësi të qiellit të hapur vetëtinë vikamë e tij.
Hapsirërave kalëron pas farërave të dashurisë.
Me nofullat shtrënguar prej shpirtit gjëmimtar.
Oh, ti kali im i mirë!
Oh, ti kal i bardhë!

Përse mbete përjetësisht i përjetshëmi mëkatar?
I vrapimit madhështori.
I betejës luftëtar.
Prej ç'zemre del kjo klithëma jote?
Kjo piskamë e mprehtë, prej cilit varrë?

Ndër hekuj kalërove që prej Epit tonë të lashtë.
Si shtëllungë vezulluese që i shtyhet pambarimit.
Shikimin gjithmonë zhytur thellësirës së vrazhdë.
Duke ngjizur e blatuar pavdekshmërinë e shpirtit.
Të përpjetat e mundimshme përdhëmbësh i ke çar.
Përmes honesh të thepisur e pyjesh plot llahtarë.
Gjithkund mblodhe shpirtëra njerëzish besimhumbur.
Sfilitur prej mendimesh, gjer majë qimes i përvuajtur.
Shpesh keqas i përdorur për ngarkesa e plugime.
Qafës prej zinxhirësh lidhur, i tërhequr zvarrë.
Oh, ti kali bukur!
Oh, ti kali bardhë!

Eh, çmë gjason dhe ti poet me k'të kal të bardhë.
Që majë tufanesh ngjitet e qesh mes shakullinash.
Ngrihesh mbi përqeshjet, puthesh mes dëshirash.
Si një murg i urtë në tempuj perëndirash.

Prej ç'zemre kjo klithëma jote del?
Kjo piskamë e mprehtë, .....
.......prej cilit varrë?
Oh, ti kali im i mire!
Oh, ti kal i bardhë.!

Tuesday, June 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success