Ikja E Manekinave... Poem by skender iljaz braka

Ikja E Manekinave...

Ikja e manekinave...
U thyen në botikët e rrugicës sonë
në mbrëmje ca xhama vitrine.
Manekinat s'di se për ku,
muarrën arratin.
prej dyqanit të këpucëve,
një e qeshur kristaline shnëdriste.
Manekinat iknin, turravrap,
si kapuçionët e zinjë,
pas duke lene një buzëqeshje meskine.
Mbrëmja e akullt një natë varreze thërriste.
U kthyen në mëngjes manekinat,
pa atë shkëlqimin e vitrinës,
kur mbi ne me finese,
binin të qeta reflekset e dritës….

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success