Këtu Më Bëni Një Vend Poem by skender iljaz braka

Këtu Më Bëni Një Vend

Këtu më bëni një vend

Zhaurima e erës
si përherë më fshikëllon.
Më muros në kufirin mes tokës dhe detit.
Këtu më bëni një vënd të qëndroj.!
Me ndryshkun e plakur të viteve.
Mbrëmjeve pa skaje një vale ti këndoj
Pastaj të qaj me lotët e mi prej fëmije.
Këtu më bëni një vënd të qëndroj.!
Pranë këtij muzgu të trisht,
pa ngjyrë e pa aromë.
Kësaj bote të çnderuar vallë,
Ç’ tingull krenarie i kanë mbetur,
veç një tjetër trajte fuqie të heshtjes.
gjusmë të vdekur.?
Një plim pulëbardhash dua të vështroj
Kur mbi horizotet pa dritë të lëshojnë
athtësirën e limonëve të papjekur.

Monday, December 7, 2015
Topic(s) of this poem: love and friendship
POET'S NOTES ABOUT THE POEM
lengim
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success