Ka Dhe Nje Pajtim... Poem by skender iljaz braka

Ka Dhe Nje Pajtim...

Ka dhe nje pajtim....


Thith ajërin e buzëmbrëmjes së vjeshtës së ftohtë.
Buzë një udhe të pashkelur, i vetmi kalimtar.
Endur në kërkim të shpirtit të përdhosur.
Peng i një rrebelimi prej një haku të pamarrë.
Pa më të vogëlin shteg për të gjetur pak qetësi.
Baktisur prej të gjithëve, ndihem i vetmuar.
Kjo plage e vjetër, e shkuar gjer në marrëzi.
Cuditërisht më ka mpirë mes një zemre të coptuar.
Degëzimet e trungut të shqarrit të egër.
Më fshikëllojnë fytyrën e diç më mërmërisin.
Prej kullës së ngujimit një jehonë thërrmohet.
Tutje oshëtimat e pyllit. kohët në dysh i grisin.
Britma e një përgjegjësie më buçet nën gjëmim.
Mbi kanune më bënë të ngrihem marrëzisht.
Shpirti s'më lë të rend nga krimi në tjetër krim.
Shpirti më thotë se në jetë, ka dhe një pajtim.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success