Ketu Thone: Poem by skender iljaz braka

Ketu Thone:

Këtu thonë: më mirë të jesh i vdekur..

Prej një gjysmë hëne të ngrënë jam rrëzuar, jam vrarë.
a ndoshta prej një tjetër sateliti të djegur nëpër galaktikë.
Pllakosur prej fatkeqësish të panumërta tërhequr jam zvarrë.
Buzë një pellgu ku më të gjalla se vet gjallesat, janë ndyrësit.
E çmundem të bëjë në një vënd, ku këtu të gjithë thonë;
më mirë të jesh i vdekur, sesa i pakallur e erëqelbur, kufomë.

Të humburit zotër të botës, duartë fërkojnë paturpësisht.
Që prej së shkuarës e tëhu s'ia njohën fytyrën fukarallëkut.
Për ta më shumë se gjithçka në botë vlen paraja e përdalur.
Vlen inkriminimi i pushtetit që lulëzon në oazin e pisllëkut.

Pa prehje përpëlitem, pa më të vogëlën shpresë shpëtimi.
Përherë i tradhëtuar e i prangosur, përçarë prej dinakërisë.
Pa iu ankuar askujt veç duke mëruar vrerin e këtij batakçilliku.
Qetësinë time kërkoj, shmangur njollave të ërrëta të flamësisë.

U jam hakërryer sahanlëpirësve dhe perënditë i kam mallkuar.
Mbi të pistat para kam pështyrë dhe qiejt kam thyer i tërbuar.
Këtu është më mirë të vdesësh, i braktisur nën mjerim
Sesa të zvarritesh pas poltronesh, ndeshkuar nën kurvërim.
Se kurvat ngaherë, helmin e krvërimit kërkojnë të injektojnë
në ngrehinën e madhe të shpirtërave të pa infektuar….

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success