Ku fshitet vallë rizgjimi?
Një i vdekur kam mbetur mes të vdekurve të pakallur.
Udhkryqeve nga endem humbas, si bish e trullosur.
Përpëlitjet e shpirtit ndjej, që më kafshojnë kujtesën.
Me shikim të ngrir thyej kupën, ku nata ka pllakosur.
I gjakosur nën pranga, në kulm të mëshirimit.
Gjer në palcë përvëluar prej zërit tim të ngjirur.
Për ëndërrat e pajetuara ndihem i burgosur.
Që kurrë s'ma panë dritën e shtegut të kalimit.
Nën helmime gjarpërinjësh ku flijohet njerëzimi.
Urija e vdekjes prehet në të njëtin varr me timin.
Varur në çengela shpresat për hapat e matura të lirisë.
Ndjellin kënaqësit e jetës, të mohuara nën tërbimin.
Valë gjaku më përvëlojnë damarët e mbledhur.
Dhe mbi altar të vdekjes më përpëlitet zemërimi.
Prej përbindëshit, që jetojnë mbi krime makabër.
I tmerruar ulëras, bërtas: "Ku fshihet vallë rizgjimi"?
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem