Kurorë E Djegur Përmallimi. Poem by skender iljaz braka

Kurorë E Djegur Përmallimi.

Kurorë e djegur përmallimi.

Kurorë e djegur përmallimi më ke mbetur.
E humbur nëpër mjegull si një mantel i trandafilt.
Një jehonë e mpiksur në një degë peme të xhveshur.
Cucërima e pazëshme e i një zogu të brisht

Në heshtje i mërmëris imazhit tënd të trishtuar.
Nën kujtime prej mallit përvëlues i mbërthyer.
Si përpara një ikone të mardhur qëndroj i gozhduar.
Pa e ditur se kaq shumë kisha për të vuajtur.
Pa pyetur se prej thonjësh të dashuris,
shpirtin do ta ndjeja përjetësisht të robëruar.

Oh më e bukura kurorë e përflakur përmallimi.!
S'dua ta besoj se prej teje jam ringjallur dhe kam vdekur.
Se një mëngjes pa diell i mbive zemrës sime
si petale shumngjyrëshe trandafili.
Shpirtin dhe mëndjen çast pas çasti ma helmove
me nurin tënd të hirt e të paprekur.

Një kurorë e djegur përmallimi më ke mbetur.
Syri gënjeshtar i një hijeje të përndjekur

Saturday, July 5, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success