Më Pëlqejnë Dashuritë E Thjeshta… Poem by skender iljaz braka

Më Pëlqejnë Dashuritë E Thjeshta…

Më pëlqejnë dashuritë e thjeshta…


Oh, s'më hy në sy asnjë zonjush me kordele.
Zemrën s'ma dridhërojnë sandalet takëholla.
Unë vij nga pyjet e pakapërcyeshme të Tomorrit.
Dhe më pëlqejnë dashuritë e thjeshta e pa ojna.

Mbi krahtë e mi të hekurt do të përplas.
Si dallga që shkëmbit i lëshohet me vrik.
Ti vajzë e rritur mes grunajash sonte eja!
Për tonën dashuri të bukur, mos ki frikë.

Ah kjo borë e bardhë, që majat zbardhëllon.
C'mi trëmb e i rrënqeth zonjushat nazeqare.
I mëngjezit thëllim ty dimrit faqet t'i kuqon.
E pranvera gjoksit të hedh polem manxuraje.

S'dua ta di fare për juve që mbaheni mbretëresha.
Unë përmes errësirës ulëras e këndoj me kitare.
Prej thonjëve të vetë djallit në gji do të mbështjell.
Se ti m'i largon dimrat, me shënd më sjell behar.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success