Më Treti Ky Muzg I Kaltër Poem by skender iljaz braka

Më Treti Ky Muzg I Kaltër

Mu arratis dhe kjo mbrëmje prej shpirtit.
Në një tjetër botë të padukshme më humbi.
Mu shëmb në ca vidhama të errëta.
Kërkush s'na pa kur puthja na përgjumi,
ndërsa i kaltërti muzg binte
mbi vëndet tona të buta e të fshehta.

Si prej një mëngjezi të artë,
duarve të mia u përndez kjo copëz qielli,
kur shpirti im i dhimbshëm të kujtoj,
nën një heshtje dhe trishtim të vazhdueshëm.

Ashtu kam mbetur siç më pate njohur ti dikur.
Një univers i gjallë klithmash dashurie.
I përhumbur nën të vetmen arsye të palëkundur.
Në të vetmet bindje të fshehura fjalëkryqeve.

Përse vallë vegimi yt më shfaqet diku,
mes të panjohurish, për gjëra të kota duke folur?
Ku më fshihesh ti kësaj kohe, ku? ...
Mes ç'njerëzish ti këndoje këngë ikanakësh?
Cfarë të fshehtash vallë u tregoje?

Vargjet që mbrëmjeve nis të shkruaj më shkërrmoqen.
Prej duarve që më dridhen më bije dhe ky stilolaps.
Bota para syve të mi rrotullohet porsa ti më shfaqesh,
e po aq paritmas si hije e pluhurosur më largohesh.

Sa shumë më ka tretur ky muzg i kaltër.
Ky muzg që veç di të bredh pas tej i lënduar.

Sunday, June 1, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success