Mallkuar Per Jete... Poem by skender iljaz braka

Mallkuar Per Jete...

Të mallkuar për jetë të jetëve!
Oh ti frikë befasuese e ethëshme, ngreçmbërthyese. Përse më kapëllon me llahtarinë tënde të mistershme? O ti frikë e së nesërmes që s'dita kurrë të të josh! Largohe prej ditëve të mia fytyrë tënde të papërgjegjëshme!
Këmbanat e kobshëme përsëri lëshuan thirrjen e vdekjes. Sot një tjetër viktim prej krimit makabër u viktimizua. Toka përsëri u përskuq e prej gjelbërimit të pemës sot një tjetër gjeth para vjeshtës së moçme u rrëzua.
Pejsazh i shtangët me dhimbje therëse na mbështolli, Si me tantellën të zezë të një fantazëme të përbindshëme. Koha një qivuri të paprekshëm dhe një herë i përngjau. Gravurë horrorësh pikturuar sfondeve të saj të përzishme.
Nge kokën lart e sytë e mi kapriçioz ngulis drejt qiellit. Shqetësimin riformuloj se si mund të shkohet tek besimi. Sepse këtu të vitesh e të pritesh s'përbën ndonjë tragjedi. Se këtu qirinjtë e varreve s'do të shuhen kurrë nga lëngimi.
Krimi gllabëruese që godet me flakë të pamëshirshme. Hije që hijen pas këmbe ndjekin e tutje përngazëllohet. Të mallkuar për jetë të jetëve qofshi ju që i shënjtëroni! Që trupin e shoqërisë si mola drukalburin e lini të brehet.
Se ngaherë prej të korruptuarish vrasësit përgëzohen. Në emër të vet jetës e zotit i japin përjetësi barbarizmit. Dhe një herë në jetë të jetëve ju të mallkuar qofshi! Ju që krimin dhe kriminelët vini në altarin e shënjtërimit.

Wednesday, July 2, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success