Mbi gjethe të kalbura shkel,
udhëve të fshatit tim të murrmë.
Prej dore mbaj një fëmijën të vogël,
fëmijën e mijëra shekujve të vdekur.
Trupi i tij lakuriq shkëlqen midis gjetheve
dhe shtëpive të gurta që shëmben.
Eshtë era e hapsirave të largëta,
që kridhet në një rrjedhë uji të tejdukshëm,
atje ku jeta e botës nuk arrin dot.
Ndezur prej një shkrepje të beftë,
retë hedhin hijet e tyre vraparake.
Unë me fëmijën përdore shkel.
Shkel mbi gjethe të kalbura,
teksa mu kujtua pëllitja e një lope.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem