Mos Ma Fyeni Tim Vëlla Poem by skender iljaz braka

Mos Ma Fyeni Tim Vëlla

Im vëlla më duket i përhumbur,
si pemë e vetmuar
në një muzg të përhimt.
Dhe toka, vendi nga ai vjen e shkon
më duket e rënduar,
prej djersës dhe gjakut
që i bien si të jet pleh
i ardhur dhe i mirë.

Im vëlla më duket më i plakur.
Llis i lasht, djegur prej rrufesh
Fytyrë e tij, prej vuajtjesh e gërvishtur,
që jermon e rënkon hidhur,
gjer në rrasht njomur,
si lisi nën rrebesh.

Më ngjan im vëlla
me një rrobë të arnuar.
Me një det të tërbuar më ngjan im vëlla.
Fshikëllima e ditëve të pamëshëme
në të rrënjët thellë,
thellë i ka ngulitur.

Im vëlla është i tëri një
dhimbje e mbytur.

Veç sytë i qeshin tim vëllai,
Dhe shpirti i tij harliset
si miljonae miljona lule
në një kopësht prej tyre i qëndisur.

Jo, mos ma fyeni tim vëlla!
Mos ma lëndoni ju mutër të shtrenjtë.
Do të vijë dhe për ju koha e varrimit.
E bardha e veshjes tuaj do çngjyroset,
errësohet gjer në rrënjë,
nga klithma e pajajësisë së zemërimit.
Mos ma fyeni tim vëlla!
Mos ma fyeni!

Monday, December 7, 2015
Topic(s) of this poem: artistic work
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success