Ndërgjegje E Ngacmuar... Poem by skender iljaz braka

Ndërgjegje E Ngacmuar...

Përmes rrebeshe shirash në ditët e zhgënjimit.
Rënkuar mbi gjurmët e stërshkelura të pritëshmërisë.
Mes të paimagjinuarave absurde ku rrjedh jetë e lëndimit.
I përbetuar nxitoj udhëve me ndjenjën e papërkulshmërisë.

Me të pamatëshmin mllef, që thellë shpirtit më përvëlon.
Një shteg shpëtimi kërkoj, të dal prej kësaj ngushtësie.
Rëndim i përvuajtshëm, që supet e popujve rrënon.
Me zgjedhën e pamëshirshëme e frymë papërgjegjshmërie.

Ngurosur më ka mbetur shikimi mbi këto udhëkryqe dhe fate.
Të popujve që pafundësisht vuajnë nën ndjenjën e harrimit
Të papërgjegjshëmet pushtet agimet larg e më larg spostojnë.
Imponuar e mbërthyer prej darës së egër të Unit dhe përfitimit.

S' jam Hyjni rrebele, rrebelimi thellë shpirtit më ka lindur.
Kur shoh miljonat që përmes vuajtjesh sigurojnë mbijetesën.
Mes fytyrave të trishta si vet imazhi i kësaj jete të tejzbehur.
Kur s'shoh tek koha, që të simbolizoj mirëqnien dhe qëndresën.

Prej së njëtës ndjenjë vetiu shtyhem drejtë sakrifikimit.
Tek shoh një emigrant të drobitur, tmerresisht të keqtrajtuar.
Tek shoh njw të përhumbur prej lodhjes dhe ndëshkimit.
Tek shoh një mori njerëzish, prej flakëve percëlluar.

Të nëpërkëmburat dinjitete lëndojnë e vrasin ndjesin time.
Nën vështrim të poshterimit të ngritur mbi fron të kurorëzimit
Përlotur ëngjelli i besueshmërisë mes plagëve përpëlitur.
Ngacmuar ndërgjegjëja, prej pafuqishmërisë dhe dëshpërimit.

Sunday, June 1, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success