Ne dhe hëna xheloze…….
E dija që më prisje..…..
Dhe unë të erdha turravrap.
Mbështetur të gjeta në murin
e mbushur me myshqe e likene,
të mbretërisë së mëkatit.
Ti ishe xixëllonja përmes errësirës.
Ti ishe vlaga e zemrës së tokës.
Tejdukshmeria e kristalte e hapsirës.
Brumi i ardhur i riperteritjes së botës.
Nga dritarja e hapur, syri tinzar i nates,
përgjonte çastet tona të çmëndurimit.
Prej epshit digjej ekstaza mjegullore
Dhe hëna e magjepsur hetonte ledhatimet
nën përgëdhelite e duarve të pakontrolluara,
që dridheshin si prej zefirit.
O e heshtura natë.....
Merre këtë copë jete dhe hidhe
mbi krahët e tu të rrëfimit!
Lëri të rënkojnë në përtokje çarçafët e përgjakur!
Rrezato dhe një herë dritën maramëndëse të agimit!
E dija që më prisje…
Ndaj erdha me turravrapin tim,
nën xhelozinë shekullore të hënës,
për të mbetur aty si pasardhes i krishterimit.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem