Nga Libri Qyteti Im - Kthim I Mërgimtarit Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Kthim I Mërgimtarit

KTHIM I MËRGIMTARIT

Në një çantë të hedhur i mblodha eshtrat e mia.
Eshtrat e holluara, të çikërrisura punëve të zeza.
Tokës iu ktheva për t'i rrëmber një grusht dheu,
nga dheun i varrit tim ku përjetësisht do të prehem.

Në kokrrizat e tij ngjitur janë gjurmët e tiranëve,
të dishepujve të degraduar me shpirtin e grykësisë,
gjurmët që shkelin mbi gjakun e mijëra martirëve,
gjurmë manjakërishë që pagëzojnë demonët e mizorisë.

Në gijotinën e djallit kam parë gjymtyrët e mia të prera,
dëshmimtar i një tjetër torture në udhët me kufoma.
Shpirtin bakallinave e humba si qiramarrës i vetëvrarë,
me po të njëjtin stërmundim biblik ditë-netët i përcolla.

I vetëdënuar, gremisur honeve të asaj çmendurie të marrë,
të njëjtën arrtisje kam ndier, të fundosur nën përpjekjen,
i përgjakur shtegtova në funeralin e kohërave të zymta.
Unë engjëlli, që në djepin e dhimbjes përkunda vdekjen.

Braktisa ujqërit e mëdhenj, të kthehem përgjithmonë,
në tempullin tim të përzishëm, shtypur nën gërmadha.
Kokën të mbështes në shtratin e gërryer të një lumi,
portretin e ditëve të ardhme për ta thurur me kallëza.

Nën cicërima zogjsh dua të bëjë gjumin tim të vrazhdë,
me shokët e mi në një bar të dehem veç një herë me raki.
Prej malti gjer në palcë jam përvëluar për gurët e sokakëve,
se shpirti i zhuritur më ka mbetur për të bukurën dashuri.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success