Nga Libri Qyteti Im - U Gënjyem, Apo …? Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - U Gënjyem, Apo …?

U gënjyem, apo …?

Koha apo vetveten gënjyem, nuk e di.
Tani shndërruar jemi në dy trupa të huaj.
Ti në njërin pol, atë të jugut, e unë, në veri
mes akujsh që dashuria në vijë të pambarimt uji
i ktheu për të gjetur udhën për tek ty.
Ngandonjëherë bëhemi erëra që hapsirash
vërtitemi, humbasim, s'dim ku vemi.
Gur lumi bëhemi, të ekspozuar ndaj qiellit.
Lëndë lisi, ushqim për ata që s'na deshën.
Gjëmbaç të kaltër që askush të mos na preki.
Nuk di si u shndërruam në dy kongjinj të shuar,
Kur dikur na kish patur zili dhe vet dielli.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success