Nje Portret Dashurie Kam Mbetur... Poem by skender iljaz braka

Nje Portret Dashurie Kam Mbetur...

Një portret dashurie kam mbetur.
Skajeve të pluhurosura të një kornize të vjetëruar
Një portret dashurie prej kohësh kam mbetur.
Përtej errësirës, britma e shurdhuar,
mohuar dhe prej zhurmës së pazëshme
që rrënqeth qetësinë.

Si një kujtim i trandafilt më shfaqet ikja jote.
Celuloidit të fushës së djegur të një malli përvëluar.
Përpara meje dhimbja, të hutuarin zëmërim çukit.
Të humburin realitet të dashurisë, duke imagjinuar

Mëshira në një degë peme të përthyer ka ngrirë.
Aty ku buzëqeshja jote nën etje,
zjarret e shpirtit të përgjumur
ditë pas dite kërkonte të ndizte,
dhe dëshirën e tërbuar për të prekur puthjet e mykyra.

Një portret dashurie kam mbetur, i pa përgëdhelur.
I rrahur prej valësh që këndojnë për histori tragjike.
Fshikëlluar prej erërave të natës së malit shpirt ndezur.
Me sy të tejmbushur plot ankthe padurimi dhe pritjeje.

Një portret dashurie kam mbetur,
duke u djegur nën flakët e vetmisë...
Ti, kaq shumë larg meje mbete
rrezja e pashuar e dashurisë.

Tuesday, September 23, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success