O Mushke Xanxare... Poem by skender iljaz braka

O Mushke Xanxare...

O mushke xanxare...


O mushke xanxare...................
Pervjedhur mendimesh ty te ndiqja
buzembremjes mbi trotuarin tim gri.
me kengen e bulkthit tretej hija ime
Kur rrekja te kerkoja, po s'di ku te kerkoja poezi
Ah, mushke xanxare, e frikshmja madheshtore.
Me bere te kuturisem perhumbshem
shtegut te harrimit
Endur te mbetem si mergimtari
udheve te pakthimit.
Muzgut me pluhur sperkatur
te ndjej zvarritet e fantazmave
nga zemra e braktisura,
nga zemrat e pergjakura.
Me çmendurin time me bere te grindem, poezi,
per t'u djegur prej diellit te perflakur.
O mushke xanxare,
sa here nga vithet e tua te pashtruara
pertoke me hodhe?
Dhe sa here kur ty te gjeta.
Ti si një e marre me dashurove.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success