Përtej Së Përtejëshmes. Poem by skender iljaz braka

Përtej Së Përtejëshmes.

Përtej së përtejëshmes.

Ti ishe atje, si më e bukura shëmbëlltyrë e Xhakonës.
Mes fosforeshencës së detit nën flakërim të perëndimit.
Tej më humbisje, përmes lakuriqësis hënore.
Si engjëll i arratisur nën zjarrin e etheve të përvëlimit.
I ndjekur prej klithmave të zogjeve, të natës së bronct.
Pas teje vrapoja, përhumbur shkretëtirës së vetmisë.
Platitur prej tërbimit të erës, duke rrekur të të prekja.
Me mollëzat e gishtërinjëve, dridhuruar prej dashurisë.
Prej një shqetësimi të arratisur, që rënd më mundon.
Cmëndurisht të thërrisaj me timbrin e erës së trazuar.
Mbi dallgëzime valësh mesnatës së shëndritëshme.
Humbur buzëdetit, prej gjyrmëve të mija ngatërruar.
E hej…E hej…Ku je? Tretur nëpër mjegullë për ku shkon?
Si valë e lëshuar prej një varke të mbytyr më përplasesh.
Mbi luspat hënore të një peshku me vete më rrëmbe!
Përtej së përtejshmes, mbi pavdekësin e detit të jetojmë.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success