Prej Njerëzores Dua Të Digjem Poem by skender iljaz braka

Prej Njerëzores Dua Të Digjem

Prej njerëzores dua të digjem

Më çmëndën këto dekrete presidenciale
Këto farsa mashtruese që askujt si shërbejnë,
Nuk mundem më dot ti duroj.
Vazhdojnë jetët tona ende të mbeten të dhunuara.
Prej një shëmtimi që vetëm përçudnime pjell e pagëzon.

Vuajtjet e të shkuarës dhe një herë më janë rikthyer.
Gjithë ç'kam hequr ndjej t'më rizgjohet më me forcë.
Dhe këtë herë mbeta i përvuajturi që dhunuesit
S'iu përula e s'ia shtriva kurrë njërën dorë.
Para dhëmbëve të flliqura të kapitalit
zë dhe ulëras me gjithë sinqeritet.
Këtë shëmtim nga themelet dua t'a ndryshoj.

Me vëmëndje kam dëgjuar rënkimet e një shpirti fatkeq,
Që mes erërash të ftohta sillet si poezi e pikëllimit botëror.
Në lakuriqësinë e urisë njerëzore
unë dhimbjen gjer në palcë kam ndjer.
Prej vdekjes së pashmangshme të fshihet
dhe të dridhet një tutor.

E vështirë është rruga ime, e mundimshme.
Më çon ajo drejtë majash ku me diellin të puthem.
Njerin e vërtetë kam dashur dhe respektuar
mbi gjithça në botë.
Prej njerëzores dhe dashurisë së tij
dua të vdes dhe të digjem.

Thursday, July 24, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success