Lodhur prej vetmisë nën një brengë mallëngjimi
dhe një herë të thërras, prej dhimbjesh i fashitur.
Gjithë mallin t'a përcjell me një jehonë pikëllimi.
Nën përvëlim i mbetur, thellë shpirtit i zhuritur.
Ndaj shkallmoje forcërisht koracën e ngurimit
dhe merre ti vrapin, fluturimithi për tek unë.
Gjatë të kam pritur, dërrmuar prej ngashërimit.
Prej vitesh të kam pritur, i heshtur si një murg.
Eja të takohemi atje, atje ku rrinim deri vonë.
Në atë vënd ku lulëkuqet çelin përmbi gurë.
E dashur ti kthehu si një puhizë e ngrohtë.
Me zjarrin tënd pëkëdhelëm dhe puthëm si dikur!
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem