Shpesh në ëndërr më shfaqen katër varre….
Shpesh në ëndërr më shfaqen katër varre.
Më ngjasojnë me katër meteor
që digjen e kurrë nuk do të treten.
Mbi një kodrinë të jeshiltë rrethuar
prej lulesh dhe egjërash,
që mermerit të kuq s'ua ktheni kokën dot.
- Këta që shtrirë janë këtu, - më tha dikush,
s'demonstruan për të pushtuar institucione.
Instikucionet shteti yn i ka të kalbëzuera, të degraduara.
Më parë se të binin këtu, i kish njohur pak kush.
Ata në protestë u ngritën për drejtësi,
hajdutërisë dhe një bande njerëzish të korruptuar.
Prej të njëjtit shkak i vranë dhe i akuzuan.
Të fundit fjalë të tyre ishin si një murmurimë,
që dilte prej grykësh të jo forte mirë të ushqyera.
Të acartat erëra të janarit me vete i muarën.
I shnëdrruan në murana të përjetësuara
Shpesh në ëndërr më shfaqen katër varre….
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem