Shpirtin s'ma nënshtroni....
Urremëni e më mallkomëni sa të doni.
Ju të nëmurit prej arsyes e vetëdijes njerëzore.
Shpirtin kurrësesi s'do të mund t'ma nënshtroni.
Varrosur e kam mes gjakut e bindjes popullore.
Unë jam një copëz det prej detit tim të kripur.
Përherë i mbërthyer prej dallgësh të çelikta.
Jam shpendi i furtunës, një valë e pabindur.
Rritur prej frymemarrjes së tij, teheve të thikëta.
Jam zog i lindur shkëmbit ku lulëzojn murrizat.
Guri i urrejtjes dhe prita për lumenjt e turbullt.
Jam më e mprehta kosë për barishtet e drizat.
Jam shpirti i këngës prej perëndimeve të mugët.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem