Sot…dhe Vetem Sot Poem by skender iljaz braka

Sot…dhe Vetem Sot

Sot…dhe vetem sot

Në harresë i lash të gjitha harrimet.
Trishtimin me gjashtë porta të rënda hekuri,
e mbylla me trishtimin tim.
Në dyzet fije merimange vara ndjesitë naïve.
Në të shtatin sokak tek shkoja
u mbusha me besim.

Në nëntë maja malesh ndeza zjarre.
Me dymbëdhjetë lumenj përmbyta vetmin.
Si krishti kam qëndruar
mbi pesqinde e pesedhjete varre.
Për të puthur veç një here dashurinë.

Sot.. dhe vetëm sot...

skender braka

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success