Tani Nuk Di Seç Me Ka Mbetur Poem by skender iljaz braka

Tani Nuk Di Seç Me Ka Mbetur

Tani nuk di se ç'më ka mbetur


Nuk di ç'më ka mbetur prej gjithçkaje që kam patur.
Një pjesë më janë larguar, të tjerë sakaq kanë vdekur.
Netëve të lagështa, pasqyrës më thyhet buzëqeshja.
Gjithë qënien ma drithëron, i zhurituri malltretur.

Nuk di se prej ç'flakësh toka më është djegur.
Dhe uji i pusit në oborr, natryrisht është thar.
Gjithë muret e shtëpisë si prej mole janë brejtur.
Helmues e brejtës gjallojn nëpër hambar.

Të ngratës sime mëje, fshesa në dorë i ka mbetur.
dhe e zeza shami, që me droje fsheh ca flokë të bardhë.
Im at duhanin, gëzh-gëzh me biçak, gri çdo natë.
Dhe shtullunga tymi i dridhen fytyrës së vrarë.

Nuk them " S'ka ç'më duhet, e, le të shëmbet çdo gjë".
Për mua aty dhe çdo fije bari është i shtrenjt.
Hakmarrja ime, qarja metalike e një foshnjeje do të jetë.
Dhe kënga e gjelit pas stuhis mbi të gjelbërtin shelg.

Një ditë fëmijët do t'i mbledh përball dritares.
Do tu tregoj për xhepaxhinjë, makutër, injorant.
Prej zërit tim do të dridhen të gjitha marrëzit.
Kur ngrehinën ta ringe mbi pirgje gurësh e mbi baltë.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success