Tingujt E Harruar.. Poem by skender iljaz braka

Tingujt E Harruar..

Tinguj te harruar...
Tinguj, që vjedhurazi hynë
në dhomën time të zbrazët.
Një cast e uli tonin spikeri në television.
Kanarina e bukur cecërimën ndali.
Tik-taku i orës së murit mbetet në sekond.
Lulja.."Mos më harro" mbi vazon blu,
gjethet vari e trishtuar.
Të mbyllurat plagë diçka zë e m'i ngacmon.
Në dhomën e heshtur, i hutuar.
Mbërthyer dilemash kisha mbetur.
Pas krahëve mjagulla më mbështjell,
e derdh mbi dhomë të kaltërin tis.
Prej dritës ndezur mbi një raft,
përlotet syri ndjeshmërisë!
'Nuk jam ketu', doja te thosha me një zë
Mohim i mohimit te gjithçkaje isha unë.
Por tingut e largët, të qetë nuk më lënë.
Tingujt nga dhoma nuk munda t'i përzë.
Nuk mundem dot, nuk mundem jo, jo
Të parën dashuri pas dere,
si mundem të ta lë.?

COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success